Akullore Mbreterore! - Aleksia Mansaku

February 12, 2017

Akullore Mbreterore!

AKULLORE,
Te dashur lexues, sot ky artikull i eshte dedikuar AKULLORES. Atij ushqimit te embel dhe te ngrire qe zakonisht haet si snack ose embelsire. Perberesit e tij jane qumeshti dhe krem qumeshti. Shpesh kombinohet me fruta dhe shije te ndryshme. Ajo embelsohet me saharoze, shurup misri, kallam sheqeri, panxhar sheqeri/ose embelsues te tjere. Per me teper, i shtojn arome edhe ngjyra te ndryshme.   


 "AKULLORJA ne asnje vend te botes nuk titullohet me te njejten emer."
Gjate jetes tuaj do e degjoni te quhet si, "frozen yogurt", "sorbet", "gelato", "frozen custard", "pagoto", "akullore" dhe kjo po qe eshte nje kuriozitet i vertete.

Nje akullore mund te ndahet ne shume kategori, si per shembull, kategoria vegan, kategoria per ato qe kan alergji produktet e qumeshtit, kategoria nga qumeshti qe perbehet, ose ato qe skan lactose, po ashtu dhe shume te tjera.

  Duke kerkuar historine e AKULLORES ne gjithe boten, receta me e ngjashme edhe me e vjeter eshte gjetur ne Kine dhe ka moshen 200BC. Ato perzienin qumeshtin me orizin edhe i venin nje mas debore bashke me pak shurup, me qellimin qe debora me masen e kripur qe ka brenda, do te shkrinte sa me mire akullin, dhe do krijonte nje mase shume te bukur e cila do te ngrihej me vone.
  Me pas, nje recete e ngjashme vjen 400BC ne Persi dhe ne Rome te cilet perdonin uje trendafili me Vermicelli (eshte pasta, si spaghetti, me i holle ne forme V) dhe akull, i cili ishte perzier me saffron (shafran), fruta dhe shije te ndryshme.
  Shekullin 16, vjen ne Asi duke bere frutat e shkrira (sorbet) qe me pas i ngrinin ne akull. Ne te njejten shekull, me sakte 1533, Dukesha Italiane Catherine de' Medici u martua me Duken, Henry II of France. Ajo eshte thene qe ka sjelle ne France disa Chef Italiane te cilet kishin receta te aferta me akulloren (sorbet dhe akulle me shije).
  100 vite me vone, eshte raportuar qe ne Angli, Charles I of England, ishte kaq i impresionuar nga "debora e ngrire" saqe ai ofroj nje pension te larte per chefet te cilet te mbanin sekrete kete recetin formule, ne menyre qe akullorja te jete nje prerogative mbreterore, nuk ka asnje deshmi historike per te mbeshtetur keto legjenda qe u shfaqen shekullin 19-te.
  Receta akullore e pare, eshte gjetur ne Angli shekullin 18-te e cila u publikua ne gazeten"Mrs. Mary Eales's Receipts" ne Londer vitin 1718.
  Ne Ameriken e Veriut akullorja arriti 1744, me shijen e luleshtrydhes.
Akullorja perdoret dhe eshte njohur nga e gjithe bota, ne mesin e shekullit 19-te.

Disa fakte per AKULLOREN,

-Baskin Robbins ka krijuar 31 shije akulloresh, nje per cdo dite te muajt! Thuhet qe tani ai ka receta per 1000 shije akulloresh!
-Sorbet eshte lloj akulloreje por ska as edhe nje pik qumshti brenda!
-Gelato ka me pak qumesht dhe yndyre qumeshti, se akullorja qe njohim!


Pas te gjithe ketyreve qe sapo lexuat, nga cili vend mendoni se e ka perardhjen akullorja? Dhe cila shije eshte e preferuara juaj? Pres komentet e juaja......

XOXO,
TeenAngel Girl. 

No comments:

Post a Comment