Mezi e kam pritur kete moment, te gjej kohe dhe te shkruaj ne Blogun tim. Eshte nje ndjenje e mrekullueshme per mua, te kem mbaruar me cdogje tjeter dhe te kem nje dite para per te shkruajtur kete artikull qe kam shume muaj qe e mendoj.
Jam ulur perpara kompjuterit dhe pasi kam marr masat e duhura, te cilat jane, cokollate e ngrohte ne kupen time te preferuar dhe veshje te ngrohta per kete dite te ftohte, nuk ka asgje qe do me ndaloj apo do me terheq vemendjen me shume sesa te shkruaj sa me mire, gjithcka qe kam menduar per kete subjekt.
Sigurisht qe nuk do te mjaftoj vetem ky artikull per te hyre thelle e ne boten e cudirave te Pantallonave. Do te jete nje artikull i pasur, me informacione, keshilla dhe foto!
Pantallonat jane bere nje element kryesor i dollapeve tona. Nje pal te mira xhinse duhet te jene te forta, te qendrueshme, elegante dhe duhet te zgjasin per nje kohe te gjate. Jo per te permendur se, duhet te jene te pershtatshme mbi trup dhe te duken mire.
Kur te jeni duke blere xhinse, duhet te mbani ne mend disa gjera te rendesishme, si prsh; si pershtatet prerja, a jan te rehatshme, a kan stil dhe pelhure.Xhinset e kohes tone vijne ne nje shumellojshmeri te stileve dhe ngjyrave ne krahasim me te kaluaren. Nje vajze duhet te dije se cili stil dhe prerje i xhinseve do t'i pershtatet asaj sa me mire, dhe cila lloj xhinsesh duhet te vishen ne raste te ndryshme.
Duhet te kaloni shume sprova dhe veshtiresi per te zbuluar xhinset e persosur, te prere sipas figures se trupit tuaj dhe ne stilin tuaj personal.
Cfare jan xhinset Denim?
Para se te vazhdojme me tej, le te permendim nje histori te shkurter te Denim-it. Kjo cope e perafert dhe e forte u shpik ne vitin 1873 nga dueti i Jacob Davis dhe Levi Strauss. Historia e origjines se saj eshte mjaft interesante.
Eshte thene keshtu se, z.Levi Strauss ishte ne nje biznes te shitjes se llojeve te ndryshme te veshjeve ne San Frasisco, ndersa z.Jacob Davis ishte nje rrobaqepes i cili thurte lloj te ndryshme rrobash duke perfshire tenda, batanije per kuaj dhe mbulesat e veturave. Nje dite i erdhi nje klient dhe i kerkoj nje lloj pantalloni shume te guxishme per ate kohe, te cilin do ta perdorte per te punuar ne kushte te veshtira. Keshtu qe z.Davis, shkoj tek z.Strauss dhe bleu rroba prej Denimi dhe pergatiti nje pantallon "Fenomenal" per klientin e tij, qe perfundimisht u tregua i dobishem per te.
I lumtur per suksesin e ketij eksperimenti, z.Jacob deshiroj te merrte nje patente per shpikjen e tij dhe ai kontaktoj z.Levis. Ata u bene partnere me vone dhe krijuan nje fabrike per prodhimin e kesaj pelhure te famshme qe sot njihet si 'Jeans'.
«Denim» eshte nje fjale Franceze 'Serge de Nimes', e cila i referohet qytetit te Nimes, ne France. Fjala «Jean», vjen nga fjala Franceze "Genoa", qytet i Italise. Ngaqe pantallonat e para xhinse, ishin prodhuar ne qytetin e Geneves se Italise.
Termi «Jeans», me pare u perdor per te treguar nje pelhure te bute pambuku e cila eshte ndryshe nga pantallonat e rregullta. Ne SHBA, njerzit filluan te perdorin fjalen «Jeans» qe nga fundi i shekullit te 18-te.
«Denim», eshte nje tekstil i perbere nga pambuku permes te cilit pelhura kalon nen dy ose me shume fije te prishura. Eshte nje cope pelhure pambuku qe e dallon ate qe nga gershetimi i rregullt i pambukut. Per te bere xhinse blu, Denim-i fillimisht ishte i ngjyrosur me ngjyre blu Indigo.
Fillimisht, le te bejme nje ceremoni te pergjithshme mbi detajet qe mund te takojm mbi Pantallona.
- Mund te kemi pantallona nga ngjyra te ndryshme te paletes. Te cilat ndryshojne nga ana e drites. Mund te jen me te erreta ne ngjyre ose me te hapura.
- Mund te kene zinxhir, ose kopsa, ose te dyja bashke.
- Mund te jen te grisura tek gjunjet, apo tek kembet, ose ne vende te tjera mbi pantallona.
- Mund te ken xhepa, ose te kene dhe te jene fallco, ose mos te ken hic!
- Mund te ken stampa mbi to, te qepura ose te ngjitura. Ose gogla, ndoshta dhe 'Patches', qe jane figura qe mund ti ngjisesh vete duke i hekurosur ato mbi pantallona.
- Fundi i pantallonave mund te jete me e shkurter ose me e gjate se kyci i kembes, mund te jete e ngushte ose rehatshme, mund te jete e grisur fijesh ose me te cara, po ashtu mund te kene nje cope tyli shtese, ose jo.
- Mund te kene njolla, ose arna me copa te tjera pantallonash.
- Mund te kene viza, ose te jene te palosura dhe te qepura diku. Zakonisht ne fund te kembve.
- Mund te jene mbi bel, ose deri ne bel, ose posht belit.
- Mund te jene ne total te ngushta, te gjera, apo shume te gjera.
Kujdes!
- Nese je ne mes te dy numrave te pantellonave, prefero numrin me te vogel pasi copa e xhinseve mund te hapet deri 10% pasi ta keni veshur.
- Prefero xhise me zinxhir, dhe jo me kopsa, per tju shmangur asaj fryrjes ne zone, qe duket sikur te jesh djale.
Pantallonat Xhinse, ndahen ne kategori sipas prerjes se tyre, dicka qe cdo pantallon ne etiketen e vete e ka te nenshkruajtur.
Le te zgjidhim misterin e ketyre fjaleve qe perdoren per te ndare pantallonat ne kategori bazuar ne prerjen/formen e tyre. Ne cdo prerje, do te vendos nje fotografi qe te mund te kuptoni detajet qe shkruaj ne cdo kategori.Do te jap keshilla per cdo kategori xhinsesh, qe te Shkelqeni ne cdo veshje tuaj! Kam permbledhur emrat e cdo kategorie qe mund te ndesheni ne cilin do dyqan duke u pergjigjur ne cdo pikpytjen tuaj.
Me te vertete, nuk mud t'i kujtoj heret qe me kane pyetur per dallimin mes xhinsve Boyfriend - Mum - Girlfriend. Le te shohim cfare eshte ajo qe e ben xhinsin Boyfriend te ndryshme me ate Girlfriend dhe cfare jane xhinset Mum ne te verte! Ne fund te fundit, keto tre stile ishin te gjitha trende kryesore, por tani ne thjesht i numerojme ato si prodhime.
Le te fillojme! 0/15 !
Skinny Leg Jeans |
02/15 "Low Rise Jeans": Kto xhinset e uleta, ulen mbi ijet e juaja, posht butonit te barkut. Nese vishni keto lloj xhinsesh, ka nje mundesi te madh qe sa her qe perkuleni, te dali prapanica jashte. Kshuqe duhet te jeni te vetdijshem per kete. Fuksionon mire me vajza qe kan bel te shkurter. Nese deshironi te krijoni nje bel te gjate, atehere kjo eshte nje zgjedhje e konsiderueshme per t'u marre parasysh. Nuk rekomandohet per udhetime zyrtare, por mund te vishen me besim, gjate kohes se lire.
Bootcut Jeans |
Mid Rise/Regular Jeans |
03/15 "Mid Rise/Regular Jeans": Nese keni bel te gjere, athere kjo eshte nje zgjedhje e mire. Keto xhinse ulen vetem disa cm poshte butonit te barkut tuaj. Ky eshte lloji i veshur rregullisht nga shume njerez dhe eshte zgjedhja e pare per shume raste duke perfshire dhe ato zyrtaret.
04/15 "Bootcut Jeans": Kjo lloj prerjeje eshte i ngushte deri ne gjunje dhe me i gjere te fundi poshte. Zakonisht jane mbi mes dhe i shkojne femrave te mbushura ne periferi, sepse syri bie ne fundin e pantellonave qe jane te lirshme. Bootcut konsiderohet pergjithesisht ne te gjitha kompanite prodhuese xhins me hapjen ne fund te kembes nga 17-20cm. Do ju kujtojne vitet 70's dhe 80's.
Wide Leg Jeans |
Wide Leg Jeans |
05/15 "Wide Leg Jeans": Kto xhinset Denim per vajzat, eshte paraqitur me hapjen e gjere qe nga kofshet e deri poshte. Duket e mrekullueshme kur shoqerohet me nje bluze te ngushte. Nese jeni te shkurter, mos e preferoni kete prerje xhinsi. Nese do ta vishnit, preferoni prerjen me te ngushte dhe me te pershtatshmin te kembet, edhe sigurisht qe, visheni me taka te larta!
Flare Jean |
Bell Jeans |
07/15 "Bell Jeans": Eshte rikthyer fuqishem ne mode dhe hapja ne fund te pantellonave mund te shkoj mbi 22cm. Prerjet varesojne, mund te jene mbi bel ose posht belit. Keto lloj pantallonash i shkojne me shume vajzave te gjata, me kembe te gjate dhe jo padrejtesisht!
Cropped Jeans |
High Rise Jeans |
Capri Jeans |
10/15 "Capri Jeans": Ky lloj xhins Denim per vajzat duket me modern dhe me shume stil - sidomos nese keni kembe te drejta dhe te holla per te treguar. Ne keto lloj xhinsesh, palosja eshte pas gjurit ose perpara kycit te kembes. Nese jeni te shkurter, kushtojni shume vemendje se si duket posht gjurit palosja sepse mund te bie mbi pjese me te gjere se kemba lart, dhe tju bej te dukeni edhe me te shkurtra.
Cuffed Jeans |
11/15 "Cuffed Jeans": Keto xhinse Denim, mund te kene te njejten gjatesi me pantellonat e shkurtra Shorts, Cropped ose Capri, por gjithmon do te ken ate palosjen ne fund te kembve. Kini kujdes, nese keni kycet e trasha, tmos i preferoni, sepse ne disa raste mund tju tregoj kycin edhe me te trash. Per te arritur efektin maksimal te hollimit te kembeve, kombinojni ato me nje pal taka.
Straight/Cigarette Jeans |
Boyfriend Jeans |
13/15 "Boyfriend Jeans": Ky emer mund te tingelloje qesharak. Por arsyeja qe qendron pas ketij emri eshte se keta xhinse kane nje prerje te lirshme dhe te trashe qe i jep nje veshtrim sikur i keni marre menjehere nga veshjet e te dashurit tuaj. (Mos qeshni.) Forma e saj eshte e tille qe ju jep nje shtregim te ngusht rreth belit tuaj dhe eshte pak i lirshem dhe i relaksuar deri tek kembet. Ka nje prerje te gjere nga lart deri ne fund te kembve, ndoshta dhe te mberthyera ne fund. Keto mund ti vishni ditet qe deshironi te tregoni sa sportiv jeni, pasi kombinohen edhe me cdo lloj kepuceje.
Girlfriend Jeans |
14/15 "Girlfriend Jeans": Keto lloj xhinse jane versioni femeror i xhinseve Boyfriend. Ka nje pershtatje me klasike, me te ngushte dhe me te larte ne bel. Specifikisht, eshte me i ngushte dhe tek fundi i kembve. Ne krahasim me xhinset Boyfriend qe jane shume te gjera, xhinset Girlfriend pershtaten fiks me trupin tone. Dicka qe mund te preferoni ne kete prerje eshte, te jene te ngushta ne bel dhe te gjera deri tek kembet edhe ne fund tek kyci te ngushtohen perseri.
Mum Jeans |
15/15 "Mum Jeans": Nese i keni sulmuar ndonjeher dollapit te nenes tuaj mund te jeni ndeshur me rroba te viteve '90. Me shume gjasa nga ky sulm mund te dilni me nje pal xhinse Mum. Megjithese stili ka nje stigme ne te qenit unflattering dhe demode, por markat e kohes tone e kan sjelle perseri ne fuqi te plote, duke ofruar shplarje te shkaterruara dhe opsione te prera. Kur behet fjale per nje xhins Mum, nenkuptohet zakonisht beli i larte duke bere barkun tuaj te duket me i holle dhe me i gjate, kurse te vendi i zinxhirit ka nje pershtatje me te relaksuar.
Dhe diku ketu, po, i erdhi fundi ketij artikulli magjepses. Uroj t'ju kete pelqyer po aq shume sa me pelqeu mua kur e shkruajta. Do adhuroja te lexoja komentet tuaja, t'ju njihja, dhe pse jo, te behemi shoqe!
No comments:
Post a Comment