Udhezime per te Kombinuar & Veshur Shallin e Holle! - Aleksia Mansaku

October 06, 2017

Udhezime per te Kombinuar & Veshur Shallin e Holle!
































Shume femra, perfshire dhe mua, kemi ne sirtaret tona lloj-lloj shallesh te holla, te cilat edhe mund te mos i kemi perdorur kurre. Pasi nuk dim se si ti veshim ato, por as kur eshte momenti i duhur per tu kombinuar me ato.  


Kryesorja eshte qe nuk na kufizon asnje dite te vitit per ti veshur, pasi mund te kombinohen gjate cdo stine, me cdo veshje tone! 

Sigurisht qe e rendesishme eshte ngjyra e shallit, motivet (pattern) qe ka, gjatesia dhe materjali. Por eshte ne doren tone per ti pershtatur ato sa me mire me rrobat tona.


Mendoj se shallet e holla, i japin nje fryme 'eksotik' veshjeve tona, kur ne i perdorim ato. E bejme totalin e veshjes tone me trendi dhe i shtojme asaj nje naz me shume. Nese keni mundesin per te luajtur me veshjen tuaj ne nje takim, mos e kurseni. Do te dilni e fituar nga ana e komplimentave dhe dallimit qe do te keni!
Keto shalle, nuk vishen vetem ne koke, sic do te shohim me poshte, por mund te perdoren si qershia mbi torte ne cilin do vend! Si per shembull, ne qafe, tek beli, tek dora, si litar ne cante, ose e varur ne cante. Si bluze, si kollare, si varse, si bandana, si rrip, si lidhese flokesh, ose akoma me bukur, e lidhur pergjate gershetes se flokve. Oh, po ashtu edhe si nje cante! 





1/4 Kombinime!





 2/4 Kombinime!



3/4 Kombinime!


















4/4 Kombinime








No comments:

Post a Comment